Rama gati të shpallë emrat e qeverisë së re, ja kur PS mbledh Asamblenë Kombëtare

Ditën e enjte datë 2 shtator, Partia Socialiste mbledh Asamblenë në Pallatin e Kongreseve. Pritet që kryeministri Edi Rama të shpallë qeverinë e re

“Ju njoftojmë se ditën e Enjte, datë 2 Shtator 2021, ora 10.00, do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë në Pallatin e Kongreseve Tiranë. Rendi i Ditës së kësaj mbledhje do të njoftohet nesër. Lutemi merrni masat për pjesëmarrjen e domosdoshme në këtë mbledhje!’- shkruan Taulant Balla.


Shtuar 29.08.2021 11:31