Festivali i Këngës me surpriza! Rikthen në skenë gazetarin e njohur (FOTO LAJM)

Festivali i Këngës në RTSH rikthehet me surpriza.

Këtë vit festivali i njohur i është besuar dyshes, Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka dhe pritet të ketë shumë risi.

Ai do të rikthejë në skenë emra të njohur të muzikës, por edhe këngëtarë të rinj që pretendojnë fitoren. Elvana Gjata, Bojken Lako, Renis Gjoka etj, janë në mesin e këngëtarëve të njohur që do të konkurrojnë për çmimin e parë që do t’i çojë në skenën e Eurovizionit.

Ndërkohë, së fundi është bërë me dije se pas një viti shkëputje nga televizioni, Eni Shehu do të rikthehet për të prezantuar në Festivalin e Këngës. Gazetari e ka konfirmuar personalisht këtë lajm, përmes një postimi në Instastory, ku bën tag Alketa Vejsiun.

“Class” shkruan se gjatë netëve finale, gazetari dhe aktori Eni Shehu, do të drejtojë Post-Festivalin, ku do të mësohen prapaskenat e konkurrimit dhe ku do të ketë diskutime me gazetarët që do t’i ndjekin e do të japin çmimin e medias.

Eni Shehu ka qëndruar larg televizionit së fundi, për t’u përqendruar në kinematografi me filmin e tij “Ndërkombëtarët” ku shfaqet për herë të parë në rolin e protagonistit.
Shtuar më 29/10/2019, ora 14:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori