Festat mbërritën në shtëpinë e Borës dhe Donaldit, atmosfera s'mund të ishte më epike (FOTO&VIDEO)

Festat kanë trokitur edhe në shtëpinë e moderatores Bora Zemani, e cila s’ka duruar më gjatë dhe e ka vendosur pemën e Krishtlindjeve.

Bora s’ka vonuar ta dekorojë pemën siç ia ka ënda, ndërsa në llogarinë e saj në InstaStory na ka treguar pak nga ambienti i saj.

Videoja fillon në mënyrën më të bukur, teksa me muzikë festash në sfond, moderatorja zgjat dorën për të përkëdhelur drerin që qëndronte i varur në pemë.

Mirëpo, në një moment futet dora e Donaldit, i cili gjithashtu tendon të përkëdhelë drerin, ndërsa Bora e largon dorën e tij duke e qëlluar.

Kjo situatë përsëritet disa herë, derisa ata e heqin fare drerin nga pema, teksa na shkrinë së qeshuri.



Bora dhe Donaldi po shijojnë prej kohësh lidhjen e tyre të dashurisë dhe sigurisht që edhe festat i kalojnë bashkë.

Momentalisht, Bora po drejton emisionin e shumëkomentuar “Për’puthen”, ndërsa Donaldi dhe Romeo kanë sjellë emisionin e tyre “Binjakët”, nga i cili Einxhel shkira njoftoi dje largimin e saj.
Shtuar më 30/11/2020, ora 11:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori