Merret peng i riu në Tiranë, kush janë autorët

Një i ri në Tiranë është marrë peng nga dy vëllezër nga Puka.

Pas lirimit, ai i ka dënoncuar këta të fundit në polici.

Lajmin e bëri të ditur policia përmes një njoftimi.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë- Ndalohen nga policia dy vëllezër në Tiranë.

Shërbimet e policisë në komisariatin nr. 3 kanë referuar materiale në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e F. R., 28 vjeç, dhe M. R., 26 vjeç (vëllezër), të dy banues në Pukë, pasi akuzohen për pengmarrje.

Burime policore informojnë se ditën e djeshme është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr. 3 dhe ka bërë kallëzim S. Sh., 30 vjeç, se dy vëllezërit, më datë 08.06.2022, e kanë marrë me forcë në automjetin e tyre dhe e kanë kanosur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./albeu.com/