Festa luksoze e ditëlindjes së mbesës së miliarderit Hysenbelliu (FOTO LAJM)

Në një hotel luksoz në Tiranë është organizuar festa e ditëlindjes së mbesës të bosit të medias, Irfan Hysenbelliut.

Isabel, vajza e Fabiolës dhe Rigelsit, mbushi 1 vjeç, në një atmosferë shumë të veçantë të organizuar brenda lulishtes së kompleksit luksoz, të dekoruar nga “Class” dhe vetë Alketa Vejsiu.

Të pranishmëve që kishin ardhur në këtë përvjetor të parë të Isabel, u ra në sy një detaj shumë interesant, që e bënte një festë jashtë klasikes, dhe që ishte pikërisht përdorimi jo vetëm i ngjyrës rozë, që simbolizon bebet vajza, por edhe blusë, që simbolizon bebet djem.

Me sa duket, ky gërshetim i ngjyrave është zgjedhur me kast nga mami i Isabel, Fabiola, si një ogur i mirë për ardhjen në jetë të djalit pas vajzës shkruan Panorama.

Nga delikatesa e detajeve që i përshtateshin kësaj feste, deri te prania e njerëzve të rëndësishëm të biznesit e politikës, ishin ato çfarë ranë në sy në këtë festë ditëlindjeje e kuruar në çdo element, njësoj si në përralla.

Ndër momentet e këndshme ishte kur daja i Isabel, Oni Hysenbelliu, pozoi me mbesën, e cila qëndronte si princeshë e vogël sipër një froni ngjyrë “baby pink” para të ftuarve. /albeu.com/
Shtuar më 22/07/2017, ora 12:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori