Festa e ditëlindjes së vajzës së Fevziut akoma nuk ka mbaruar (FOTO LAJM)

Vajza e madhe e moderatorit Blendi Fevziu, Mishel përpara disa ditëve festoi 15 vjetorin e saj.

Këtë përvjetor shumë të bukur ne e morëm vesh prej vetë moderatorit të ‘Opinion’ i cili pasi postoi shumë tufa me lule që i kishin ardhur vajzës së tij në këtë ditë kishte shkruar përbri edhe urimin: “Edhe 100 Mishel”.

Por duket se festa nuk ka mbaruar me kaq, sepse ky përvjetor i rëndësishëm në adoleshencë ka rëndësinë e tij ndaj dhe Mishel ka organizuar një festë të madhe në pishinë për të afërmit dhe miqtë e saj.
Shtuar më 22/10/2017, ora 21:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori