Festa e 8 Marsit, kryetarja e Manastirit mer një urim të veçantë (FOTO LAJM)

Kryetarja e Komunës së Manastirit, Natasha Petrovska ka marrë një urim të veçantë për 8 marsin.

Ky urim ka ardhur nga grupi i këshillëtarëve "Ndryshe" të komunës së Manastirit, të cilët kanë shfrytëzuar një kreativitet thumbues.

Ata kanë marrë një pemë të vogël dhe e kanë mbjellë në një gropë në rrugë, me një mesazh "Urime 8 marsi" dhe "vozitni me kujdes".

Qëllimi i dy këshillëtarve është që kryetarja të shohë gjendjen e qytetit dhe të marrë parasysh kërkesat e tyre. /albeu.com/




Shtuar më 08/03/2018, ora 12:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori