Plas në Laç, plagoset një person e dërgohet me urgjencë drejt Tiranës

Izolimi nga COVID-19 nuk u ka dhënë dot fund përplasjeve me armë në qytetin e Laçit.

Sipas të dhënave të para mësohet se në këtë qytet janë ddëgjuar të shtëna me armë, ngjarje e ndodhur pak minuta më parë.

Dyshohet se si pasojë është plagosur një person, i cili është dërguar me urgjencë drejt Tiranës për të marrë trajtim të specializuar.

Gjendja shëndetësore e të plagosurit nuk dihet ende. /albeu.com/


Shtuar 23.04.2020 18:53