UEFA do të zhvillojë një mbledhje të rëndësishme në Tiranë

Komiteti i UEFA-s, HatTrick, ka zgjedhur që takimin radhës ta mbajë në Tiranë.

Komiteti më i madh i investimeve të UEFA-s, parashikon të arrijë në 2.4 miliardë euro deri në vitin 2024, teksa deri tani ka një bilanc investimesh prej 1.8 miliardë eurosh.

Presidenti Duka mban postin e nënkryetarit të HatTrick dhe takimi do të zhvillohet në selinë e re të Federatës së Futbollit, më 1 tetor 2020.

Propozimi për ta organizuar këtë takim të rëndësishëm në Tiranë, ka qenë i kryetarit Karl-Erik Nilson, i cili gjithashtu ka gjetur edhe mbështetjen e presidentit Duka.

Ja letra e plotë:

I dashur z. Duka,

Uroj që kjo letër t’ju gjejë mirë.

Paraprakisht më lejoni të shpreh në emër të Komitetit HatTrick të UEFA-s dhe timen personale mirënjohjen për dakordësinë nga ana juaj për të mikëpritur takimin e ardhshëm të Komitetit, Tetorin e këtij viti në Tiranë, në selinë tuaj të re, Shtëpinë e Futbollit.

Takime të këtij niveli ofrojnë një mundësi të shkëlqyer për të prezantuar sfidat dhe arritjet e Federatave tona përmes mbështetjes së këtij programi të rëndësishëm të UEFA-s në fushën e investimeve.

Me shumë dëshirë pres të takohemi në Tiranë, të vizitoj selinë tuaj të re dhe të njihem nga afër me zhvillimet e futbollit shqiptar.

Sinqerisht Juaji,

UEFA

Karl-Erik Nilsson

Kryetar i Komitetit HatTrick


Shtuar 5.02.2020 15:52