Fero dhe
Arbenita janë padyshim një nga çiftet më të diskutuar në shoëbizin shqiptar dhe nuk ka pikë dyshimi se historia e tyre e dashurisë është një nga më të veçantat. Ata janë përfolur shumë herë për ndarje, e po aq herë kanë dëshmuar se janë të lindur për njëri-tjetrin. Dyshja kanë vite që jetojnë një histori të bukur dashurie e madje lidhjen e tyre e kanë çuar në një nivel tjetër.
Së fundmi, është raportuar se ata kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë. Sipas Prive,
Fero dhe
Arbenita i kanë thënë “Po” njëri-tjetrit, por këtë gjë e dinë një rreth shumë i ngushtë i familjarëve e miqve të tyre.
Dyshja nuk kanë lënë asnjë shenjë për të dyshuar në lidhje me këtë gjë, sepse siç duket gjërat e rëndësishme në jetë duan t’i jetojnë në privatësi të plotë.
Fill pas këtyre lajmeve, disa media rozë shkruanin se
Arbenita është shtatzënë dhe ata janë në pritje të fëmijës së parë.
Mirëpo, kjo rezulton të jetë e pavërtetë. Ishte vetë modelja e cila ka mohuar zërat teksa është pyetur nga një fanse në foton e publikuar së fundmi me Feron.
“A je shtatzënë a?” ka pyetur dikush, teksa
Arbenita është përgjigjur: “Jo.”
Vetëm disa muaj më parë,
Fero dhe
Arbenita u përfolën për ndarje, por më pas i hodhën poshtë vetë fjalët përmes postimeve romantike.
Fero ka treguar më herët se është njohur me Arbenitën në rrjete sociale, ai i ka shkruar dhe më pas janë takuar në Shkup për herë të parë. Ndryshe nga femrat e tjera, reperi ka rrëfyer
Arbenita e ka bërë menjëherë për vete.
“E kam pëlqyer Arbenitën. Unë nuk i kam shkruar kurrë femrave, sepse gjithmonë më kanë shkruar dhe më kanë zënë vetë. Por
Arbenita është femra e parë që kam pëlqyer dhe e kam bërë për vete. Jemi takuar në Shkup për herë të parë”, ka treguar
Fero.
Shtuar më 01/12/2020,
ora 09:02