Kiara nuk e shoqëroi, por Luiz Ejlli shfaqet me familjen e nuses në Amerikë (FOTO LAJM)

Prej disa javës,h Luiz Ejlli ishte i pranishëm në SHBA, aty ku mbajti koncerte për shqiptarët që e duan atë dhe muzikën e tij. Mungesa e Kiarës u vu re nga të gjithë, e për ta justifikuar, Luizi tha se partnerja e tij kishte angazhime të tjera, ndaj nuk mund të vinte.

Por, mesa duket Kiara nuk e la dhe aq vetëm Luizin. Në rrjet ka qarkulluar një foto ku shihet Luizi me tezen e Kiarës dhe burrin e saj. Ato shihen në një lokal në SHBA, e Luizi shfaqet shumë i buzëqeshur krah tyre.

Këngëtari ka arritur të krijojë një raport shumë të mirë me familjen e Kiarës. Nuk dihet nëse tezja e Kiarës shkoi në SHBA në të njëjtën kohë me Luizin apo kishte shkuar më parë.


Shtuar 19.06.2023 11:24