“Fëmijët skllevër” prodhojnë uniforma për ISIS-in (FOTO LAJM)

Fëmijët refugjatë sirianë për shkak të kushteve janë të detyruat të punojnë në një fabrikë për prodhimin e uniformave të ISIS-it. Kjo sepse, sipas mediave të huaja, ata nuk mund të shkojnë në shkollë, shkruan Telegrafi.

Në këto kushte ata punojnë në një fabrikë në kufi për 12 orë në ditë, për rreth 12 euro.

Ndërkohë, pronari i fabrikës, Abu Zakour nuk ka problem shitjen e uniformave ISIS-it.

“Nuk ka rëndësi se kush janë blerësit”, thotë ai
Ai gjithashtu furnizon grupin e Al-Kaidës, Jabhat al-Nusra, Ahrar al-Sham, si dhe grupe tjera luftëtarësh rebelë.

Për rreth 2.7 milionë refugjatë sirianë që jetojnë në Turqi, ky është një realitet shumë i njohur.
UNICEF-it, raporton se rreth 80 për qind e fëmijëve sirianë që jetojnë në Turqi nuk shkojnë në shkollë.

Në një hetim rreth problemit të sirianëve në qasje në arsim në Turqi, Human Rights Ëatch raportoi se para konfliktit, shkalla e regjistrimit në shkollën fillore në Siri ka qenë 99 për qind.

Turqi, shumë fëmijë sirianë nuk janë në gjendje të shkojnë në shkollat publike turke për shkak të pengesës së gjuhës, ndërsa të tjerë përballen edhe me ngacmim gjë që i dekurajon ata të regjistrohen.

Megjithatë një problem i madh për mijëra fëmijë sirianë është varfëria, kjo pasi refugjatëve, të çdo moshe iu është e ndaluar të punojnë në mënyrë të ligjshme në Turqi. /Albeu.com/
Shtuar më 07/06/2016, ora 11:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori