Fëmija 7 vjeçar i varur nga duhani (FOTO LAJM)

Vogëlushi Dihan Awalidan, është një djalosh i cili që në moshën 3 vjeçare ka qenë i varur nga duhani. Në këtë moshë ai pinte rreth 60 cigare në ditë, të cilat i blinte nga paratë e xhepit që ia jepnin prindërit apo në raste kur ato nuk e lejonin nëjë gjë të tillë ai vidhte para për të blerë duhan.

Babai i tij Iylan thotë se, Dihan ka pirë cigare që nga mosha 3 vjeçe. Në atë kohë, ai pinte nga 3 pako në ditë.

“Nëse nuk i japim para për cigare, ai hidhërohet shumë e madje edhe vjedh”. Dihan, i cili pi duhan bashkë me shokët e tij të mosha nga 7 deri në 11 në Cicapar, Java Perëndimore, Indonezi, qysh tani vuan nga shëndeti i ligë. Buzët e tij të njoma kanë filluar t’i nxihen si pasojë e katranit.

Nëna e tij, Tati, 32-vjeçe, shton: “Nëse Dihan nuk pi cigare, qan. Tani pi tinëz, jo siç pinte dikur haptas. Ai pi cigare në fushat pranë shtëpisë”. /albeu.com/
Shtuar më 14/04/2015, ora 10:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori