Fatura të majme, gruaja e Gjiknurit i kërkon Federatës 60 mln lek (FOTO LAJM)

QSKZ (Qendra Sportive Kuqezi) ka bërë këto ditë një padi në gjykatë për të shfuqizuar ekzekutimin e një fature të majme, pasi ka konstatuar një anomali. Mesohet se kemi të bëjmë me një rast të paprecedentë.

Sipas asaj që Qendra ka konstatuar, Federata, ish-administratori i saj, ndaj të cilit është bërë kallëzim penal, ka firmosur për të paguar shoqërinë ku është bashkëpronare bashkëshortja e Gjiknurit, Rovena Agolli, me një shumë prej 60 milionë lekësh, për një punë që kushton 10 herë më pak.

Bëhet fjalë për një audit, që ka kryer në vitin 2017, (kohë kur Gjinkuri ishte minister), shoqëria ASIE sh.p.k (sot GoldsMath), ku bashkëpronare është zonja Agolli, bën të ditur Gazeta Mapo.

Një nga gjërat më të çuditshme që ka konstatuar qendra me administrator, Bardhyl Minxhozin, është se fatura e paguar ndaj shoqërisë, prej federatës, ka të dhëna të pabesueshme.

Eshtë vendosur të shlyhen 4268 orë pune për dy ekspertë, për një muaj kontratë. Pra me një matematikë të thjeshtë, i bie që ekspertët të dy bashkë kenë punuar 142 orë në ditë, dhe secili, 71 orë në ditë.
Shtuar më 02/11/2019, ora 15:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori