Fatos dhe Xhoana Nano kapen “mat” rrugës për në jug (FOTO LAJM)

Pëlqej
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano dhe bashkëshortja e tij, Xhoana Nano, janë fotografuar këtë verë sërish në vendin tonë, ndërsa ishin duke udhëtuar drejt jugut të Shqipërisë.

Maserati i ish Kryeministrit Nano, kishte ndaluar këtë të shtunë në Iliras, ndërsa gruaja e tij, Xhoana Nano, zbriti nga makina.

Fotot e saj, ndërsa merrte sende personale nga bagazhi, i janë marrë nga banorë të zonës, shumë të rrahur nga makinat që shkojnë në Sarandë apo Greqi, këtë mes gushti.

Me siguri edhe çifti kishte bërë të njëjtën gjë dhe tani po kthehej në Tiranë. Në timon ishte ish kryeministri i cili qëndroi në pritje, derisa e shoqja mbaroi punë, njofton dritare.net

Çifti do të dukej krejt i zakonshëm, nëse nuk do të dallohej menjëhere se në timon qe Nano e të nisnin boritë përshëndetëse të makinave që kaluan atë çast. /albeu.com/

Shtuar më 12/08/2017, ora 18:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori