Faton Shoshi nuk humbet kohë, zëvendëson Erën me një tjetër emër të njohur (FOTO LAJM)

Pëlqej
Ata ishin një dyshe shumë e suksesshme dhe këtë sukses e treguan më së miri edhe tek kënga “BonBon”, kënga e Era Istrefit nën drejtimin e Faton Shoshit, menaxheri i saj. Por duket se bashkëpunimin mes tyre ka mbaruar.

Në dhjetor mësuam se marrëdhënia mes Faton Shoshit dhe Era Istrefit kishte përfunduar si nga ana profesionale, ashtu edhe nga ana personale.

Së fundmi menaxheri i “Nesër Music” ka qenë në lëvizje, jashtë Kosove dhe arsyeja duket se ishte për të rekrutuar një tjetër artist. Tashmë mund të kemi një emër, atë të Butrint Imerit.

Fillimisht, Fatoni u pa në tavolinë me Butrintin e më pas, një koment i tij për këngëtarin na i shtoi dyshimet.

Butrinti të bën të fala”, shkruan menaxheri i njohur në një foto ku shfaqet Butrinti dhe një prej pjesëtarëve të kompanisë AVD Digital.

Duket se Era Istrefi sapo u zëvendësua me Butrintin, i cili edhe pse një artist i ri i ka fituar zemrën shumë njerëzve! /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2018, ora 10:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori