Fati nuk është me Priceshën, dasma mbretërore shtyhet për herë të tretë (FOTO LAJM)
Duket
sikur dasma e princeshë Beatrice-s dhe Edoardo Mapelli Mozzi nuk do të bëhet kurrë...Burime për People bëjnë me dije se
dasma e princeshësh është shtyrë sërisht, kësaj here si pasojë e pandemisë me të cilën bota po
përballet.
Kjo s'është hera e parë që princeshës i duhet të
përballet me një ndjenjë si kjo. Fillimisht, princesha u detyrua ta shtynte dasmën për shkak të skandalit të të atit, princit Andrew.
Pastaj, tensionet në familjen
mbretërore pas vendimit të Meghan dhe Harry-it ia bënë edhe më të vështirë kurorëzimit, por më në fund u duk
sikur çifti ia doli të planifikonte një datë. Ata do të martoheshin më 29 maj në The Chapel Royal, por mbretëresha Elizabeth së fundmi ka anulluar çdo event për shkak të koronavirusit.
Nuk ka ende asnjë anullim zyrtar, por me shumë gjasa,
dasma duhet të presë. Ndoshta kur kushtet të piqen, do të jetë princesha që do të heqë dorë nga
dasma, e frikësuar nga gjithë shenjat e universit.
Shtuar më 18/03/2020,
ora 12:52