Putin në aksion, momenti kur shtrihet në tokë dhe qëllon me snajper (VIDEO)

Presidenti rus, Vladimir Putin ka inspektuar qendrën e stërvitjes ushtarake në rajonin Ryazan në juglindje të kryeqytetit të Moskës. Pamje nga seanca stërvitore u ndanë nga mediat vendase.

Agjencitë e lajmeve raportuan se ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu i tha Putinit sesi të rekrutuarit, të cilët janë thirrur për të mbështetur përpjekjet ushtarake të Rusisë në Ukrainë, po trajnohen.

Videot e postuara në rrjetet sociale tregojnë se presidenti rus qëllon me një snajper.


Shtuar 20.10.2022 19:09