Vrau 16-vjeçarin për t’i marrë varësen dhe orën “Rolex”, Gjykata e Kurbinit lë në burg autorin

Gjykata e Kurbinit ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për shtetasin Kristjan Cenaj i arrestuar me 10 tetor për vrasjen e 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj.

Seanca gjyqësore, e cila u zhvillua me dyer të mbyllura ka zgjatur rreth 1 orë e 30 minuta dhe të pranishëm jashtë ambienteve të gjykatës kane qenë dhe familjar të autorit te dyshuar. Kristjan Cenaj u arrestua sapo zbriti në aeroportin e Rinasit pasi po vinte nga Italia.

Ekspertiza mjekoligjore, zbardhi detaje të reja në lidhje me vdekjen e 16 vjeçarit, i cili në vitin 2015 u shpall i zhdukur, ndërsa më pas eshtrat e gjetura në Lezhë rezultuan t’i përkisnin të miturit.

Sipas ekspertizës, vrasësi Kristjan Cenaj i cili e vrarë 16 vjeçarin për t’i grabitur orën Rolex dhe një varëse, e ka goditur më parë Gjonajn me sende të forta në kokë duke i shkaktuar dëmtime në kafkë. Nëna e të miturit, prej vitesh ka kërkuar të gjejë një shenjë nga djali i saj i cili ra pre e një grabitësi vrasës.


Shtuar 13.10.2022 13:23