“Shkrumbohet” nga flakët bari veror në Vlorë, nuk dihen shkaqet

Foto ilustruese 

Në orët e para të mëngjesit të sotëm një “Beach Bar” me konstruksion druri është përfshirë nga flakët në Vlorë.

Bari ka qenë në pronësi të shtetasit Olsi Veshajt dhe për fat të mirë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.

Njoftim i policisë:

‘’Vlorë/Informacion paraprak. Më datë 02.09.2022, në Jonufër, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një objekt “Beach bar” me konstruksion druri, në pronësi të shtetasit O. V, banues në Vlorë, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.’’- njoftimi i policisë./albeu.com