“50 arka me banane minus” në Portin e Durrësit, zbulohet kush ishte porositësi i ngarkesës nga Amerika Latine

Dje, 16 korrik, në Portin e Durrësit policia zbuloi se në një ngarkesë me banane të ardhura nga Amerika Latine mungonin 50 arka, të cilat dyshohet se mund të kenë pasur lëndë narkotike.
Si rrjedhojë policia arrestoi 20 punonjësit e sigurisë portuale për shpërdorim detyre.

Abc mëson se kompania “Zico Sh.p.k”, e biznesmenit të bananeve Trifon Murataj, ka qenë kompania që ka porositur ngarkesën nga Amerika Latine.

Burime për Abc mësojnë se agjentët e shitjeve të kësaj kompanie Nazmi Algjata dhe Altin Muhametaj kanë mohuar të kenë lidhje me hapjen e kontejnerit duke deklaruar se e gjithë porosia është bërë online.

“Gjithçka është bërë online, s’kemi pasur kontakt fizik me kontejnerin. Si mund te kemi hapur kontejnerin ne?! Nëse do ta kishim konstatuar ne kontejnerin e hapur do ta kishim raportuar ne, sepse neve mbajmë përgjegjësi për ngarkesën. Nëse kemi porosi kur kaq ton banane dhe në magazinë mbërrijnë më pak si e justifikojmë ne?! S’kemi asnjë lidhje me këtë pune”, kanë deklaruar përfaqësuesit e kompanisë “Ziko”.

Kontejneri ka mbërritur më datë 8 korrik ( 10 ditë më parë) në portin e Durrësit.

Ndërkohë Prokuroria ka deklaruar se po ekzaminon filmimet (mbi 200 orë filmime) e kamerave te sigurisë.