Ç’po ndodh? Berisha rrethohet nga Garda (FOTO LAJM)

Ish-kryeministri Sali Berisha është rrethuar nga Garda e Kuvendit gjatë fjalës së tij në foltore.

Kjo pasi ka sjellë debate në Kuvend kërkesa e deputetes Elda Hoti për të ndërruar radhën e saj për të folur me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Kjo nuk u pranua nga nënkryetarja Ermonela Felaj. Pas këmbënguljes së deputetëve mbështetës të Berishës, Felaj kërkoi pesë minuta pushim, ndërkohë që ish-kryeministri u pozicionua në foltore dhe priste të merrte fjalën./albeu.com/