Enkelejd Alibeaj zbardh bisedën me Escobarin

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, u takua sot me të dërguarin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Escobar ndodhet në Tiranë që prej ditës së djeshme, ku u takua me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin, Edi Rama. Ndërsa sot u takua me Alibeajn dhe kryetari e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Pas takimit me Escobarin, Alibeaj tha se në fokus të bisedimeve ishin edhe përgatitjet e PD për fushatën zgjedhore dhe problematikat e këtyre zgjedhjeve.
“Theksova refuzimin e qeverise për të adresuar ne Kodin Zgjedhor rekomandimet e ODHIR. Përveç kësaj i bëra me dije shkeljen që po ndodh aktualisht nga qeveria të rekomandimeve te ODHIR, lidhur me shitblerjen e votës, përdorimin në fushatë te administratës publike, përdorimi i të dhënave personale dhe buxhetit të shtetit në funksion të zgjedhjeve e sidomos lidhur me pastërtinë e figurës së kandidatëve. Temë e bisedës ishin dhe zhvillimet në Partinë Demokratike, dinamikat e muajve të fundit dhe qëndrimi konstant për çështjen e personave non grata jo vetëm në PD, por në të gjithë spektrin e politikës shqiptare. E sigurova zotin Escobar për vullnetin e PD në bashkëpunimin me aleatin tonë kryesor, duke i konsideruar SHBA si mbështetës të angazhuar për Shqipërinë dhe shqiptarët”, ka thënë Alibeaj./albeu.com/


Shtuar 12.04.2023 16:33