Fansi qëllon për vdekje yllin e "The Voice" (FOTO LAJM)

Christina Grimmie, e njohur për pjesëmarrjen në “The Voice”, ka humbur jetën pasi është qëlluar me armë zjarri në Florida.

Këngëtarja u qëllua nga një person teksa nënshkruante autografe për fansat, pas një koncerti në Orlando. Agresori i cili u ndalua nga vëllai i Grimmie, më pas vrau veten.

Këngëtarja 22-vjeçare ndërroi jetë pak më vonë në spital, për shkak të plagëve të rënda. Në vitin 2014, Grimmie doli e treta në sezonin e gjashtë të spektaklit “The Voice”. /albeu.com/


Shtuar më 11/06/2016, ora 12:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori