Fansi i Bebe Rexhës bën gjestin më të bukur për të dhe do ta ketë gjithë jetën (FOTO LAJM)

Bebe Rexha është kthyer në një nga këngëtaret më të pëlqyera dhe ka krijuar fansat e saj kudo nëpër botë. Fama e saj sa vjen dhe rritet, njësoj si suksesi i këngëve apo koncerteve të ndryshme. Së fundmi, këngëtarja shqiptare ka publikuar një foto në ‘Instastory’ ku ka zbuluar gjestin më të bukur që ka bërë një nga fansat e saj, i cili quhet Joseph.

Ky i fundit ka gdhendur në trup emrin e Bebes, së bashku me 2 këngëtare të tjera të njohura dhe krahas fotos së publikuar, ka shkruar:

“Nuk kam nevojë për një histori që të bëj tatuazh, thjesht sepse mundem. Nuk do të isha këtu nëse nuk do të ishin këto vajza”. Joseph gjithashtu ka zbuluar se do të jetë i pranishëm në koncertin e Bebes në muajin dhjetor. Këngëtarja shqiptare tregohet gjithmonë shumë e dashur me fansat e saj dhe mundohet të gjendet sa më pranë tyre.
Shtuar më 29/07/2019, ora 14:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori