Në gjurmët e babait të tij. Ndoshta nuk është ende një yll por me shumë mundësi në akademinë më të njohur të botës mund të bëhet i tillë. Joao Mendes që për të gjithë është Ronaldinho Jr., djali i Ronaldinho Gaucho ka firmosur një kontratë me La Masia-n.
Vetë ish-sulmuesi kampion bote ka postuar fotot e momentit të rëndësishëm ku djali i tij pozon përkrah drejtuesve të klubit katalanas dhe agjentit e vëllait të tij Roberto Asis, i cili është njëkohësisht edhe menaxher i Ronaldinhos.
Ishte vetë presidenti Joan Laporta ai që nënshkroi kontratën me të riun brazilian, por ende nuk dihen detaje. 17-vjeçari ka luajtur me Cruzeiro si sulmues qendror, megjithëse ka aftësinë për të luajtur edhe në pozicione të tjera. Mendes i hodhi hapat e parë te Paris Saint-Germain, dhe më pas Flamengo ndërsa ndoqi hapat e babait të tij. Ai u transferua te Cruzeiro në vitin 2018.
/Albeu.com./