Familjarët gjuajnë me vezë përmbaruesit që i dhunuan nën mbrojtjen e policisë (FOTO LAJM)

Familjarët i kanë qëlluar me vezë përmbaruesit që kanë shkuar për të prishur shtëpinë tek rruga Sami Frashëri në Tiranë. Fillimisht, këta të fundit tentuan të shkatërrojnë derën e shtëpisë me shkelma, kazma dhe leva, por familjarët e ruajtën portën.

Pas kësaj, familjarët rezistuan duke i qëlluar me vezë pesë përmbaruesit që kishin shkuar për të ekzekutuar vendimin e gjykatës.

Pa mjet identifikimi dhe pa asnjë simbol, ata dhunuan familjarët duke qenë edhe nën mbrojtjen e policisë.

Sëfundmi, policia duket se është tërhequr nga mbrojtja e përmbaruesve përmbaruesve pas reagimit të ministrit Lleshaj. /albeu.com/
Shtuar më 11/03/2019, ora 14:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori