Familja e Jobs në Itali, pushime në jahtin 100-milionë dollarësh (FOTO-LAJM)

Jahti Venus i projektuar nga Philippe Starck për Steve Jobs, i cili është tani në pronësi të bashkëshortes së Jobs, Laurene, është fotografuar në portin e Brindizit.

Pas fazës së parë të pushimeve në Venecia, familja e Jobs ka mbërritur edhe në Pulia. Jahti 70 metra i gjatë i cili u ndërtua në Holandë iu dorëzua familjes pas vdekjes së Jobs
Venus” është pagëzuar gjerësisht “iBoat”, pasi jahti u konceptua dhe u porosit prej babait të “Apple”, Steve Jobs.

Ndonëse Jobs nuk mundi kurrë ta gëzonte, fantazia dhe idetë e tij novatore, të mishëruara në këtë anije, tregojnë edhe një herë për vizionin jashtë të zakonshmes të krijuesit të “iPhone” dhe të gjitha produkteve të tjera “Apple”. /albeu.com/
Shtuar më 26/07/2014, ora 17:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori