Fali namazin me plis dhe veshje kombëtare, Berisha ka dy fjalë për hoxhën nga Drenasi (FOTO LAJM)
Imami nga Drenasi ka zgjedhur që këtë vit ta falë namazin e Kurban Bajramit, i veshur me veshje kombëtarë. Ky gjest i tij i ka rënë në sy edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Përmes një shkrimi në llogarinë zyrtare të tij në Facebook, Berisha ka shkruar se ka respekt të vecantë për klerikët myslimanë shqiptarë, duke thënë tutje se e përshëndet përzemërsisht hoxhën Osman Musliu që zgjedhi që të falte namazin e bajramit me kostum kombëtar.

Berisha po thotë se njejtë respekt ka edhe për të gjithë ata klerikë që mbështesin leximin e Kuranit para besimtarëve vetëm në gjuhën shqipe.
Shtuar më 14/08/2019, ora 12:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori