Fajtori është Travis! Mësohet arsyeja tjetër që çoi çiftin drejt ndarjes (FOTO LAJM)

Ditën e djeshme tek të gjithë mediat u përhap me shpejtësi lajmi i ndarjes së Kylie Jenner dhe Travis Scott.

U tha se shkak për ndarjen e rrugëve u bënë tre arsye: mungesa e besimit, zënkat dhe stresi!

Burime për mediat e huaja treguan se ata kohët e fundit kanë pasur shumë problem, megjithatë nuk kanë hequr dorë përfundimisht nga dashuria e tyre.

Ata do të vazhdojnë të luftojnë të ndarë për të rregulluar marrëdhënien.

Së fundmi burime për “People” kanë treguar edhe një arsye tjetër, e cila bën plotësisht me faj reperin.

Ata thonë se Kylie është shumë familjare dhe e përkushtuar, ndërsa Travis i kushton më shumë rëndësi karrierës.

Kylie kërkonte një fëmijë të dytë nga ai, por reperi nuk ishte i gatshëm t’ja plotësonte të gjitha kërkesat.
Shtuar më 03/10/2019, ora 10:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori