Skënderbeu-Kastrioti, krutanët në “luftë” për mbijetesë

Do të luhet sot një tjetër ndeshje e Abissnet Superiore për javën e 14-të.

Bëhet fjalë për sfidën e mbijetesës Skënderbeu-Kastrioti.

Korçarët vijnë pas humbjes në Shkodër ndaj Vllaznisë dhe kërkojnë që të konfirmojnë edhe njëherë se mund t’ia dalin për të qëndruar në superiore.

Kështu, ata gjejnë përballë Kastriotin e vendit të fundit që është kundërshtari më i lehtë.

Edhe Skënderbeu është një nga kundërshtarët më të lehtë në letër për Kastriotin. Krutanët vijnë nga një moment shprese pasi ngushtuan diferencën me vendet e tjera të mbijetesës.

Ata mposhtën ndeshjen e fundit Egnatian që është një vend më sipër. Tashmë një fitore ndaj Skënderbeut në Korçë do t’i çonte ekipet me pikë të barabarta.


Shtuar 18.12.2021 12:17