Facebook, 10 vitet që bënë historinë (FOTO-LAJM)

Në 4 shkurt, rrjeti social Facebook i cili numëron 1.23 miliardë përdorues aktivë në mbarë botën mbush dhjetë vite nga krijimi. Rrjeti i cili u ngrit nga Mark Zuckerberg dhe disa miq të tij nga Universiteti “Harvard”, Facebook sot është kompani globale me mbi 4 mijë të punësuar dhe më shumë se një miliard shfrytëzues në mbarë botën.

Mark Zuckerberg ideatori i kësaj ‘perandorie’ ka krijuar tashmë një pasuri prej 19 miliardë dollarësh. Në Facebook në muaj shpërndahen më shumë se 30 miliardë informacione, ndërsa në ditë vendosen mbi 250 milionë fotografi. Në çdo 20 minuta në Facebook shpërndahen nga një milion lidhje, bëhen nga dy milionë kërkesa për miq dhe dërgohen nga tre milionë porosi.
Shtuar më 03/02/2014, ora 14:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori