F-16 izraelitë kundër Mig-29 rus! Lufta që po zhvillohet për qiellin e Ballkanit (FOTO LAJM)

Ka një garë të ethshme mes Serbisë dhe Kroacisë gjatë viteve të fundit për t'u armatosur me avionë, helikopterë dhe tanke duke rivalizuar fuqishëm njëra-tjetrën në rajon.

Më parë, Serbia kishte blerë dy avionë Mig-29 nga Rusia, të cilët konsiderohen si një armë mjaft e fuqishme në ajer duke i mundësuar serbve sundimin e qiejve të Ballkanit.

Por, Kroacia i është përgjigjur me blerjen e disa avionëve F-16, prodhim amerikan nga Izraeli, raporton Albeu.com.

Parashikophet se kroatët të blejnë në total, 30 avionë F-16, me të cilët do të sundonin totalisht qiellin e Ballkanit.

F-16 dhe Mig-29 cilësohen si rivalë të njëri-tjetrit gjatë luftës së ftohtë.

Mig-29 një prodhim i fundit të viteve 70 nga ish-Bashkimi Sovjetik ishte një kundërpërgjigje ndaj F-16 të amerikanëve që u prodhuar në mesin e këtyre viteve.

Ndërkohë, Serbia ka marrë edhe dy avionë të tjerë Mig-29 nga Rusia nga gjashtë që i janë premtuar. Kjo paketë është shoqëruar edhe me 30 tanke T-72 dhe autoblinda, ndërsa krahas avionëve Kroacia ka blerë helikopterë dhe sisteme anti-raketë nga SHBA.

Serbia do të shpenzojë gjithsej 185 milionë euro për të modernizuar avionët MIG-29, për të cilët, ka thënë presidenti serb më herët, do të duhej të paguante mbi 600 milionë euro në treg. Dy avionët që u dorëzuan të martën i janë nënshtruar riparimit të thellë.

Serbia është duke negociuar me Rusinë edhe blerjen e helikopterëve dhe sistemeve të mbrojtjes kundër ajrore.

Forcat ushtarake serbe janë të mbështetura pothuajse 80 për qind në teknologji sovjetike, një trashëgimi nga Armata Popullore Jugosllave dhe planifikojnë të blejnë pajisje nga të dyja palët, Rusia dhe Bashkimi Evropian, për të përmirësuar forcat e saj ajrore të varfëruara nga luftërat ballkanike të viteve 1990.

Për vitin 2018, Serbia ka ndarë 703 milionë dollarë, për ushtrinë e saj prej 40 mijë trupash. Në vitin 2017 ajo kishte shpenzuar, 693.8 milionë dollarë. /albeu.com/
Shtuar më 22/08/2018, ora 14:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori