Beyonce hedh në treg një linjë të re për Shën Valentinin me temë dashurinë për veten (FOTO LAJM)

Beyonce është gati për të festuar ditën e Shën Valentinit, teksa ka promovuar koleksionin e saj më të fundit të veshjeve “Adidas x Ivy Heart”. Ajo mahniti publikun me veshjet e reja me material lateks të kuq dhe lëkurë gjarpri, ndërsa ka shfaqur një sërë pamjesh nga koleksioni nëpër media sociale.

Këngëtarja ka modeluar me flokët biondë të prerë shkurt dhe buzëkuq të kuq të ndezur ndërsa ka veshur pantallona dhe xhaketë elegante. Në një tjetër veshje seksi Beyonce është veshur me një mini fund të ngushtë dhe të kuq, të shoqëruar me një xhaketë najloni dhe doreza. Ajo e kompletoi veshjen me një kapele të kuqe dhe rrathë të mëdhenj vezullues.

Bey tregoi gjithashtu një anë më artistike me disa foto ku gërsheta të gjata qëndrojnë në ajër. Në imazhin në fjalë ajo krijoi një zemër me duart e saj si një shenjë për festën e ardhshme të të dashuruarve. Linja që është unisex dhe ka masa gjithëpërfshirëse do të jetë në dyqane të zgjedhura më 9 shkurt dhe globalisht më 10 shkurt. Me temën e dashurisë për veten, koleksioni “Ivy Heart” përfshin 30 pjesë veshjesh, 10 aksesorë dhe pesë modele këpucësh.


Shtuar 8.02.2022 12:39