Eva Longoria nuk përmbahet nga gëzimi, rrëfehet për dasmën e saj (FOTO LAJM)

Pas dasmës së mbajtur në 21 maj, aktorja Eva Longoria ka pasur mundësinë të ndajë me të gjithë emocionet që ka përjetuar në dasmën e saj.

Vetëm pak orë pasi është kthyer nga muaji i mjaltit, aktorja ka qenë e pranishme në çeljen e Festivalit të Filmit në Los Angeles për promovimin e filmit të ri “Lowriders".

E pyetur rreth dasmës së saj, aktorja është shprehur: “Dasma jonë ishte magjike. U argëtuam shumë siç mund ta shihni edhe nga fotot që të gjithë kanë postuar.

Ka qenë dasma më argëtuese që kam parë ndonjëherë dhe jam e lumtur që kjo ishte dasma ime”.

Longoria dhe Jose Antonio Baston kurorëzuan dashurinë e tyre më 21 maj në Mexico City, në prani të miqve dhe familjarëve. /albeu.com/
Shtuar më 03/06/2016, ora 17:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori