Interi refuzon mega-ofertën e Barcelonës për Martinez, 50 milion euro dhe 2 yje

Interi ka hedhur poshtë ofertën e Barcelonës, 50 milionë euro plus dy futbollistë, për të marrë në këmbim sulmuesin argjentinas, Lautaro Martinez.

Media e njohur sportive italiane, “La Gazzetta dello Sport”, zbulon se drejtuesit zikaltër nuk e kanë pranuar propozimin e palës katalanase prej 50 milionë euro dhe dy prej këtyre lojtarëve; Arturo Vidal, Ivan Rakitic, Samuel Umtiti, Nelson Semedo ose Junior Firpo.

Interi ka vendosur një klauzolë largimi të Lautaros rreth 111 milionë euro dhe kërkon që Barcelona apo çdo klub tjetër i interesuar të paraqesin propozime më joshëse.


Shtuar 25.05.2020 08:05