Euro i rikthehet rënies pas fillimit të sezonit

Pëlqej
Monedha e përbashkët e ka nisur javën me rënietregun vendas. Sipas kursit zyrtar të këmbimit një euro u këmbye sot me 125.84, me rënie të lehtë prej 0.09 pikë, duke shënuar ditën e tretë me rënie.

Megjithatë këmbimi i euros në tregun valutor ka qenë i qëndrueshëm gjatë gjithë javës që lamë pas për shkak të ndërhyrjeve të Bankës së Shqipërisë në treg. Banka e Shqipërisë kishte paralajmëruar me herët se do të ishte aktive në tregun valutor për të frenuar rënin e euros.

Ndërhyrjet e Bankës në fillim të qershorit, pasi euro zbriti në 124.1 lekë e rritën përkohësisht monedhën e përbashkët deri në 128 lekë brenda pak ditëve, por më pas euro u dobësua sërish si rrjedhojë e ofertës së lartë të valutës.

Gjithsesi, ndërhyrjet e vazhdueshme arritën të stabilizonin euron në nivelin e rreth 126 lekëve javën e fundit.

Burime nga tregu argumentojnë se zhvlerësimi i lehtë i euros ka qenë efekt i turistëve. Për shkak edhe të motit të paqëndrueshëm, pjesa më e madhe e turistëve kanë rezervuar pushimet e tyre në javë e parë të korrikut.

Ekspertët presin që euro të jetë e dobët për shkak të efekteve sezonale, që lidhen me prurjet e turistëve dhe të emigrantëve.

Edhe dollari amerikan ka qenë i qëndrueshëm në tregun vendas. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një dollar u këmbyer me 108.11 lekë, me një rënie të papërfillshme nga fundi i javës së kaluar. Pasi preku nivelet e ulëta të këmbimit, duke kapur kuotën e 104 lekëve, dollari ka filluar që të çmohet, ndikuar edhe nga zhvillimet në tregjet ndërkombëtare.
Shtuar më 02/07/2018, ora 14:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori