Stuhia e breshërit dëmton avionin në Itali, bën ulje të detyruar (FOTO)

Stuhia dhe reshjet e breshërit që goditën sot Milanon kanë shkaktuar dëme edhe në një avion, shkruajnë mediat e huaja.

Në imazhin e publikuar shihet se avioni “Boeing” që drejtonte fluturimin 185 të Delta Airlines, i cili u ngrit nga Milano Malpensa dhe ishte nisur për në Nju Jork është dëmtuar.

Avioni pësoi dëmtime në pjesën e përparme, turbinën e motorit dhe në njërin prej krahëve në disa zona menjëherë pas ngritjes, pasi u përball me kushte të rënda moti.

Avioni, i cili u ngrit nga Malpensa në orën 12:29 devijoi për në Romë, ku u ul në orën 13:55 pa probleme të mëtejshme. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar në bord.


Shtuar 24.07.2023 23:07