Është vetëm 6 vjeç, por Hera e ka futur që tani në halle mami Rezartën (FOTO LAJM)

Ditën e djeshme, vogëlushja e Rezarta Shkurtës dhe Ermal Hoxhës, Hera, mbushi plot 6 vite nga ardhja e saj në jetë.

Në llogarinë e saj në Instagram këngëtarja i bëri urimin e ëmbël të bijës, me një video ku Hera shfaqej në moshë më të vogël.

“Faleminderit bebja jonë që na mësove dashurinë më të madhe në botë… Faleminderit për dashurinë që na dhuron çdo ditë! Të duam në pafundësi mami dhe babi”- shkruante Rezarta krahas postimit.

Mirëpo, ky 6-vjetor duket se ka sjellë më shumë “halle” për këngëtaren, pasi e vogla e saj ka vendosur ta organizojë vetë ditëlindjen.

Në InstaStory, Rezarta publikoi një foto të Herës dhe krahas saj tregon planet që ka e bija për të festuar.

Sipas planeve të Herës, festa e ditëlindjes do të zgjasë thuajse një javë.

“Kur bebja rritet vetë aq sa për të organizuar vetë ditëlindjen e saj, qenka më e komplikuar nga ç’e kisha menduar!

1 ditë me gjyshërit nga babi

1 ditë me gjyshërit nga mami

1 ditë me shoqet e kopështit

1 ditë me shoqet jashtë kopështitEdhe juve ju zgjasin këto ditëlindjet 1 javë?” – shkruan Rezarta në postim.
Shtuar më 24/10/2019, ora 13:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori