"Është plakur", e dashura 39 vite më e re ndahet nga Al Pacino! (FOTO LAJM)

E dashura 40 vjet më e re ndahet nga Al Pacino: Koprac, e lashë se është plakur

Al Pacino dhe Meital Dohan janë ndarë.

Ka qenë aktorja izraelite ajo që zbuloi arsyen e ndarjes duke u shprehur se Al Pacino është plakur dhe është shumë koprac.

“Është e vështirë të jesh me një burrë të vjetër, edhe pse është Al Pacino. Diferenca e moshës ka rëndësi. U përpoqa ta mohoja, por ai tani është plakur. Pavarësisht gjithë dashurisë time, nuk zgjati”, u shpreh aktorja për revistën isrealite “Laisha”.

“Ai më blinte vetëm lule. Nuk i pëlqente të shpenzonte para”, shtoi ajo.

Meital tregoi se së fundmi ata kishin patur një zënkë që i dha fund lidhjes. “Kisha një zënkë me të dhe e lashë së fundmi, por sigurisht që e dua dhe e vlerësoj dhe jam e lumtur që isha me të kur kishte nevojë për mua. Është një nder për mua. Jam e lumtur që ndodhi kjo marrëdhënie, shpresoj që të mbetemi miq”.

Al Pacino është 80 vjeç ndërsa Meital Dohan 40 vjeç.
Shtuar më 19/02/2020, ora 13:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori