Është ndarë me Feron? Postimi i fundit i Arbenitës i "vuri kapakun" (FOTO LAJM)

Fero dhe Arbenita Ismajli i kanë lënë pas hatërmbetjet dhe janë kthyer sërish në krahët e njëri-tjetrit! Së fundmi modelja ka publikuar në Instagram një video shumë të ëmbël, duke treguar se mbrëmjen e djeshme e ka kaluar në shoqërinë e Feros.

Në imazh shihet se Arbenita është duke përkëdhelur nga koka reperin, ndërkohë që ai qëndron në celular. Në këtë mënyrë modelja ka shuar zërat e fundit për ndarje dhe ka treguar se tashmë ata të dy i janë kthyer normalitetit.

Gjatë muajit shtator dyshja e njohur ishin në qendër të vëmendjes mediatike, pasi shumë shenja të çonin drejt përfundimit se nuk ishin më bashkë. Fero dhe Arbenita nuk ishin parë më në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe pasi nisën thashethemet ata filluan të mos ndiqeshin më në rrjete sociale.

Më pas reperi çaktivizoi llogarinë e tij në Instagram, ndërsa Arbenita publikonte shprehje duke treguar se ndihej e mërzitur.

Në fakt kjo nuk është hera e parë që ata bëjnë diçka të tillë, sepse historia e tyre e dashurisë është bërë si një telenovelë me ndarje e bashkime të herë pas hershme.

Shtuar më 09/10/2020, ora 11:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori