Vrau dy fëmijë dhe një mësues, 25 vjeçari rus vret veten

Ruslan Akhtyamov, 25 vjeçari i cili vrau dy fëmijë dhe një mësues në Rusi sot, ishte më parë në trajtim psikiatrik, sipas mediave ruse.

Sulmuesi hyri në kopshtin e fëmijëve, i cili ndodhet në rajonin rus të Ulyanovsk, në derën e përparme, sepse nuk kishte roje në institucion.

Fillimisht ka qëlluar në drejtim të mësueses Elena Karpova, e cila në atë moment ndodhej në verandën përballë institucionit.

Krapova është transportuar me urgjencë në Spitalin e Qarkut Qendror, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë pas plagëve të rënda.

Më pas ai hyri në kopshtin ku flinin fëmijët dhe vrau një djalë pesëvjeçar dhe një vajzë gjashtëvjeçare. Ai e ka gjykuar veten duke qëlluar në kokë.

Ende nuk dihet motivi i këtij sulmi./albeu.com