Ermali me thikë në dorë, kjo është surpriza që i bën stafi për ditëlindje (FOTO LAJM)

Ditën e djeshme moderatori i njohur i emisionit 'Xing me Ermalin', Ermal Mamaqi ka festuar ditëlindjen. Bashkëshortja e tij Amarda Toska dhe shumë nga miqtë e aktorit e kanë uruar atë në rrjetet sociale nëpërmjet fjalëve dhe fotove të veçanta.

Mirëpo, surprizën më të bukur moderatori i famshëm e ka marr nga stafi i emisionit të tij ‘Xing me Ermalin’. Bashkëpunëtorët e tij kishin menduar që në këtë ditëlindje ta surprizonin Ermalin me një tortë shumë të veçantë.

‘Hajt për hajër. Ermal kujdes frymëmarrjen’, shkruan Ami në foton ku Ermali shihet teksa bëhet gati për të prerë tortë e cila është në formën e tre librave të tij të preferuar.

Në foto bie në sy libri i autorit shumë të njohur Brian Tracy, libri i dytë “Si të marrim frymë” nga autori Richard Brennan i cili jep shumë mesazhe dhe na vjen në ndihmë për të zbuluar shumë mënyra se si mund të marrim frymë dhe si të përmirësojmë jetën tonë dhe së fundmi “Manuali i Smartsheet” i cili i referohet më shumë metodave të biznesit.
Shtuar më 22/03/2019, ora 15:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori