Italia mbyll kufijtë me Kosovën, por jo vetëm

Italia ka vendosur të mbyllë kufijtë për Kosovën dhe disa vende të tjera të rajonit si pasojë e shtimit të ndjeshëm të rasteve me koronavirus.

Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza ka nënshkruan urdhërin se Kosova, Serbia e Malit të Zi janë vende me rrezik.

“Ne kemi shtuar Serbinë, Malin e Zi dhe Kosovën në listën e vendeve me rrezik. Kush ka qenë në këto vende gjatë 14 ditëve të fundit ndalohet të hyjë apo të kalojnë në Itali. Në botë pandemia është në fazën e saj me të ashpër. Duhet kujdes maksimal për të mbrojtur rezultatet e arritura deri më sot”, ka shkruar Speranza në Tëitter.


Shtuar 16.07.2020 11:46