Ermal Mamaqi kritikon Encën dhe e ka shumë seriozisht (FOTO LAJM)

Miqësia e Ermal Mamaqit dhe Encës është shumë e njohur dhe ata shpeshherë bëjnë humor me komentet te njëri tjetri.

Ndërsa Ermali më parë e ka ngacmuar me shaka Encën duke komentuar në postimet e saj, komenti i fundit duke shumë serioz.

Moderatori kritikon Encën për më mënyrën e të shkruarit në përshkrimin e fotos.

"Unë e di që shkruhet: Ata flasin. Ç'janë këto dialekte? Ç'janë këto paradokse? Ku është gramatika? Ku është shkolla? Mirë Enca, mirë. Hajt se folim", komenton Ermali teksa në fund të fjalisë e përdor edhe vetë (sigurisht në kuadër të humorit) foljen "folim".

"I fillove pushime i qetë ti më në fund?", ja kthen Enca duke qenë se pak ditë më parë Ermali i komentonte se nuk do i fillonte pushimet pa u publikuar kënga "Ciao". /albeu.com/
Shtuar më 24/07/2017, ora 10:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori