Ermal Hoxha i shkruan nga burgu Rezarta Shkurtës për 29 vjetorin e saj (FOTO LAJM)

Ermal Hoxha i ka shkruar një letër nga burgu për ditëlindje bashkëshortes së tij, Rezarta Shkurta. 29-vjetori i Rezarta Shkurtës, ka qenë emocionues e ndërsa festimet kanë qënë larg njeriut të saj të zemrës.

Ajo ka ndarë me të gjithë miqtë dhe ndjekësit e saj në Instagram letrën që i ka dërguar bashkëshorti, ndërsa bashkëngjitur saj ka shkruar:

"Ja arsyeja pse unë buzëqesh gjithmonë! Sepse e di që një ditë do harrohet kjo ëndërr e keqe dhe në zgjim më pret ai. Ai që ka 10 vjet që më fal vetëm dashuri, vetëm lumturi, më fali dhe një diamant të vogel me emrin Hera.

E çfarë kërkon më shumë një femër. Të gjithë një ditë do ikim nga kjo botë dhe asgjë s'do marim me vete. Por unë pata dhe kam fatin më të madh në botë, që kjo jetë më takoi me dashurinë e vërtetë.

Me princin e ëndrrave të mija. Jam e përlotur tani, por nga lumturia që të kam në jetën time. Faleminderit Zot". /albeu.com/
Shtuar më 19/11/2015, ora 11:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori