Erikut s'po i bëjnë punë 500- euroshat, i lutet Zotit për të atin (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Pas arrestimit të të atit, Erik Fullani i cili u bë i njohur për jetën e tij luksoze ka vendosur që t’i lutet Zotit. Djali i guvernatorit Ardin Fullani ka postuar një foto në Instagram, ku ndodhet në një kishë duke u lutur.

“Engjëjt e lindjes, engjëjt e perëndimit. Veri dhe jug bëni më të mirën tuaj, të kujdeseni për të, ndërkohë që pushon. Amen”, ka shkruar në anglisht Eriku, si diçiturë për foton.

Pak skandalit të vjedhjes së thesarit të BSH, mediat komentuan jetën luksoze të familjes së Fullanit ndërkohë që fotoja e Erikut duke fshirë ballin me 500 euro i zemëroi shqiptarët ndoshta edhe më shumë se vjedhja e Bankës së Shqipërisë. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2014, ora 10:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori