Erik Lloshi tregon si i propozoi martesë partneres së tij dhe nuk pritje (FOTO LAJM)
Pak ditë më parë
këngëtari i njohur, Erik Lloshi i dha fund beqarisë në një dasmë që zgjati disa ditë.
Ai dhe Romina i thanë “Po” njëri-tjetrit në një ceremoni që u komentua gjatë në media.
Duke ditur se
Eriku i ka kënduar gjatë dashurisë, të gjithë menduam se propozimi
martesës do të ishte shumë romantike, por ja që nuk paska qenë kështu.
Në një intervistë të dhënë së fundmi për emisionin “Treshat”
Eriku tregoi si i poropozoi martesë bashkëshortes së tij dhe nuk është aspak romantike.
“Nuk i kam
propozuar fare. Asnjë femre nuk i kam
propozuar në jetën time. I thashë: “Do martohemi apo jo?” Po më tha. Kaq. Përse duhet të bëjmë shkencë edhe të përgatisim fjalime?”, ka treguar
Eriku.
Më pas
këngëtari ka shtuar se vendimi për martesë ka ardhur shumë shpejt, pasi edhe fejesa ndodhi 6 muaj pas lidhjes
Shtuar më 01/09/2019,
ora 10:12