Megaoperacion antidrogë në disa qytete, rreth 150 persona të ndaluar

Sektori i Antidrogës ka zhvilluar një megaoperacion nën drejtimin e Prokurorisë, për të goditur shpërndarësit e lëndëve narkotike.

Mësohet se janë lëshuar qindra urdhërarreste dhe deri më tani janë shoqëruar dhe ndaluar reth 150 persona. Për ekzekutimin e vendimeve që janë dhënë për qindra persona, po marrin pjesë RENEA, FNSH dhe qindra punonjës policie.

Raportohet se arrestimet janë bërë me urdhër të prokurorive të disa rretheve si Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan.

Personat e përfshirë në këtë rrjet, shpërndanin kanabis, kokainë dhe heroinë. Ndërkohë, hetimi ka nisur muaj më parë, ku policia hetoi lidhjet e personave të arrestuar më herët për shpërndarje dhe zbuloi anëtarët e tjerë.

Sipas burimeve është sekuestruar mbi 3 kg kokainë.

Përveç 3 kg kokainës së sekuestruar, sasia e kanabisit të kapur është edhe më e madhe pasi nuk është peshuar ende. Është konstatuar edhe një lloj droge e re e cila vinte nga jashtë, kryesisht me postë.

Gjatë kontrolleve në banesat e të arrestuarve janë kapur qindra doza kanabisi, si dhe janë sekuestruar shuma të mëdha parash.

vijon…

 


Shtuar 14.09.2023 07:46