Erdogan mer një super dhuratë, 400 milion dollar (FOTO LAJM)

Pëlqej
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka marrë një super dhuratë.

Emiri i Katarit i ka dhuruar atij një avion luksoz që kushton 400 milionë dollarë

Kundërshtarët politikë te Erdogan e sulmuan atë, se e kishte blerë avionin me paratë e shtetit, por Erdogan tha se Boeing 747-8 ishte një “dhuratë” nga emiri Tamim Bin Hamad Bin al-Thani.

Erdogan tha për gazetarët se ai në fakt ishte i interesuar për blerjen e këtij avioni, por emiri ia fali, shkruan tema.

Edhe pse avionin do e përdorë për udhëtimet e tij, Erdogan tha se ai i përket popullit.

Avioni, sipas mediave, është super luksoz dhe ka madje edhe një spital funksional.

Ai është projektuar për të transportuar 76 pasagjerë.

Erdogan njihet për jetën e tij luksoze, ndërkohë që Turqia është zhytyr në një krizë ekonomike pas përplasjeve me SHBA. Ndërkohë, në rrjetet sociale dhe ato pak media të pavarura që kanë mbetur po shtrohet pyetja se çfarë mori në këmbim Katari për këtë super dhuratë ndaj Erdoganit.
Shtuar më 18/09/2018, ora 14:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori